Z. Kryetar i Bashkisë, mund të hyni në Histori më vonë! Për urinimin publik paska një zgjidhje shumë të thjeshtë përveç burgut

Postuar në 07 Gusht, 2015 01:21

Nuk janë vetëm shqiptarët ata që urinojnë në publik. Madje nuk janë as më problematikët. Ndaj çështja është te sugjerimet më praktike, më efektive dhe me më pak kosto për zgjidhjen e problemit. Lajme të mira vijnë kështu (për të pandehurit kuptohet) nga Hamburgu i Gjermanisë dhe San Francisco në ShBA. Edhe aty urinimi në publik ishte problem. Në San Francisco aplikohej gjoba prej 500$, por nuk kishte dhënë efekt. Ndaj ideja e gjermanëve të St. Pauli në Hamburg po fiton terren. Ajo konsiston në një aksion për lyerjen e mureve dhe mjedisve publike të breshëruara nga urinimi me një lëndë hidrofobike që reagon ndaj lëngjeve. Efekti? Nuk do të jetë vetëm pika e fundit që do të bjerë në këpucë. :) Një ide që ilustrohet edhe nga fotoja edhe nga videoja bashkëlidhur.
Natyrisht, ky mund të jetë një sugjerim jo i mirë për z. Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pasi ai e shpalli këtë aksion si moment për të ndryshuar qytetin, paralajmëroi burg për çiçin në publik. Foli madje edhe se po niste “një moment i ri historik për qytetin”. Mirë pra. Ja vendi në histori i shpëtoi kësaj radhe. Pasi sërish nuk na duhet të shpikim rrotën. Ndoshta do ketë kohë më vonë të hyjë në histori. Nevojat e shqiptarëve janë gjithfarëllojëshe. Por ama mund të fitojë një zgjidhje më efektive. Apo edhe kohën e çmuar që duhet për probleme që kanë po aq rëndësi sa urina, si lejet e ndërtimit, hyrja e parkut të liqenit, apo edhe rishikimi i licencave për transportin urban.

http://www.adweek.com/news/advertising-branding/san-francisco-tries-cut-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.