Shpipëri Hesapi

Për një Shqipëri më të fortë/Italisë rifuxhon e imigrantëve, Turqisë me gjasë KMSH-në

Postuar në 22 Shkurt, 2024 19:26

Tashmë qeveria shqiptare duket se ka mbyllur marrëveshjen me qeverinë turke: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të kalojë në varësi të Turqisë. Vizita demonstrative e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan pak javë më parë dhe vizita e z. Rama në Turqi u pasuan nga një incident në një xhami në Tiranë, ndërkohë që në mediat pranë qeverisë kanë nisur të dalin lajme për infiltrim në xhamitë e Shqipërisë nga Rusia.

Mirësevjen dhe marrsh nga ditët e politikës Toni!

Postuar në 14 Shkurt, 2024 14:23

Në Tiranë vjen Anthony Blinken. Do takojë shtetasin Barjam Begaj që punon si president i Republikës, pastaj Edi Ramën, që është edhe president edhe kryeministër.

Zoti Blinken është një diplomat, sekretar Shteti që do të qëndrojë në Tiranë pak orë në atë që është një vizitë kortezie dhe jo pune. Nuk njoftohet deri më tani asgjë që të mund ta bëjë Tiranën një destinacion të posaçëm dhe as që pas vizitës të ketë ndonjë gjë historike. Edhe pse vizita ka rëndësinë e vet.

Berisha refuzoi Prokurorinë më 21 janar. Kuvendi injoron sot Kushtetuesen për Olta Xhaçkën!!!

Postuar në 05 Shkurt, 2024 12:02

Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më

Dobia e një vizite dhe pyetja ende pa përgjigje në Tiranë: FETO dhe HAMAS janë organizata terroriste?

Postuar në 31 Janar, 2024 18:31

Tri ditë më parë në Tiranë ishte për një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Një figurë komplekse politike dhe përfaqësuese e Turqisë, i ardhur nga rrethi i afërt i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Vizita ishte në kuadër të një turi rajonal, nga i cili ende nuk është kuptuar ndonjë gjë e madhe, pasi në Rumani dhe Bullgari, Fidan foli për gjëra të tjera nga ato që diskutoi dhe deklaroi në Shqipëri.

Mitizim shkrimtarit, injorim letërsisë!

Postuar në 28 Janar, 2024 16:09

 

Sot ka ditëlindjen Ismail Kadare, shkrimtari kryesor shqiptar i shekullit të 20-të dhe padiskutim më i famshmi. Siç e do zakoni i këtyre anëve, tamburet e atyre që mendojnë se kanë zënë vend në kritikën shqipe, apo që si intelektualë kanë detyrimin të thonë ndonjë fjalë, kanë rënë njësoj si ato të qeverisë: mburrje, lëvdata dhe padiskutim titulli gjeni, që sa vjen e tingëllon si epitet në këtë vendin tonë, mbushur me të tillë. Aq sa figura publike po tejkalon rëndësinë e veprës që tashmë pak njihet. 

Me krahë të lehta në këtë teatër bajat!

Postuar në 27 Janar, 2024 18:15

Besojmë është vënë re se një ndër gjërat që ka ripagëzuar Rilindja – emrin e së cilës nuk e përdor më kush – është edhe zakoni i modelit të dikurshëm të mbjelljes së pemëve dhe luleve. Ai model sugjeron edhe punë të tjera vullnetare, por Rilindja ka kapur vetëm amballazhin për të shitur mandej revolucionin estetik.

Zgjojeni nga deliri! Leksione Europës nga dikush që qeveris një vend ku uji vjen me orar

Postuar në 22 Janar, 2024 14:31

kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në Samitin rajonal të Shkupit duke dhënë leksione si Bashkimit Europian se çfarë duhet të bëjë për integrimin, ashtu edhe ministrave të Ballkanit kur negociojnë me njëri-tjetrin.

Pa zemërthyerje, një tribut për "fundërrinën e shoqërisë shqiptare"

Postuar në 21 Janar, 2024 23:45

Një këngë për ata që kultivojnë lotët e krokodilit për 21 janarin. 

PS: Fundërrinat janë tashmë të pariciklueshme, mesa duket. 

U bënë 10 vjet tashmë. Në Hënë e në Mars shko ti, nuk qullos dot gjë veç publicitetit personal.

Postuar në 18 Janar, 2024 12:46

"Kloster Banz, Bavari - Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Ministri i Jashtëm "hyn mblesë në Prishtinë" për Liderin Dixhital

Postuar në 16 Janar, 2024 18:50

Ka nisur një të ashtuquajtur tur rajonal ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ai ka qenë në Prishtinë sot ku është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Në konferencën për shtyp me Gërvallën ra në sy edhe kultura gjuhësore e z. Hasani të cilit dikush duhet t’i sqarojë se ka nevojë imediate të përmirësojë shqipen e vet.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi