Berisha refuzoi Prokurorinë më 21 janar. Kuvendi injoron sot Kushtetuesen për Olta Xhaçkën!!!
Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më
Kështu është shprehur sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mbi çështjen e mbajtur pezull nga Kuvendi i Shqipërisë për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Muaj më parë Gjykata pranoi një padi të PD-së zyrtare për domosdoshmërinë e dërgimit nga Kuvendi në Gjykatë Kushtetuese të papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Xhaçka. Çka kuvendi nuk e ka bërë duke injoruar një vendim të Kushtetueses. Zonja Xhaçka akuzohet dhe për aktet e saj ka vendim për rastin pronave të ushtrisë, sidomos për rastin e bazës së Sarandës, për të cilën Gjykata e Posaçme u shpreh se është cenuar siguria kombëtare.
PS: Si qe ajo akuza ndaj Berishës që refuzoi urdhërin e Prokurorisë më 21 janar?!
Add new comment