Shpipëri Hesapi

Bëj gati kyçet e dorës për prangat!(VIDEO)

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 13:25

Ish-ministrja Olta Xhaçka është përplasur jashtë dyerve të Kuvendit me deputetin Gazment Bardhi.

Bardhi u shpreh se hajdutët futen brenda në Kuvend, ndërsa të ndershmit i lënë jashtë.

"Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së.  Përgjigjen do e japësh në SPAK shumë shpejt", i tha Bardhi Xhaçkës.

Xhaçka iu drejtua Bardhit me fjalët "burracak" dhe "legen".

Video 1991/Berisha vs Alia ose "e ardhmja" anakronike ndaj të shkuarës

Postuar në 09 Dhjetor, 2023 16:46

Mesazhi i fundit zgjedhor në vitin 1991. Sali Berisha si drejtues i PD-së, asokohe në opozitë, përballë Ramiz Alisë, president dhe drejtues i Partisë së Punës së Shqipërisë. Tani, për kuriozitet dhe këqyrje e stilit duhet të vërejmë se Alia është teknikisht më afër politikanit të sotshëm dhe se Berisha nuk ka ndryshuar në qasjen "ju do votoni për ne për arsyet që ua them unë". Thjesht kuriozitet sesi ca gjëra nuk ndryshojnë. 

Falemnderit znj. zv.kryeministre, por Partia Socialiste nuk është e Imja!

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 12:57

Ne jemi Partia e Shqiptarëve

Kështu është shprehur ndër shumëçka që u tha në Kongresin e Partisë Socialiste, zv.kryeministrja Belinda Balluku. Është ndër ato frazat retorike, të shkrujtura ndoshta prej dikujt tjetër, por edhe të thëna nën bindjen dhe autosugjestionimin e dikujt që nuk po di çfarë të bëjë më me pushtetin që ka, me paratë që qarkullon e me nginjen e pandalshme me pushtet.

Unë jam në politikë në radhë të parë për dinjitetin

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 11:54

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ekziston ende. Dhe ajo madje bën të ekzistojë edhe dinjiteti politik në këtë vend. Këtë e ka konfirmuar kryetari i saj, Shpëtim Idrizi që në një intervistë për “Real Story” ndër të tjera ka thënë se:

Nëse në zgjedhjet e ardhshme jemi në koalicion fitues do kërkojmë post në qeveri, por ki parasysh se janë gati të bëjnë çdo lloj kinezi e braziljani ministër, por e kanë të vështirë të bëjnë një nga shqiptarët e Çamërisë, për shkak të këtij autokompleksi që ne kemi.

Ata mikrofonë duheshin hequr!

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 16:57

Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.

7 muaj paraburgim me "reformën historike"/Të kesh dy bythë, një ta mbash e një ta çash

Postuar në 04 Dhjetor, 2023 13:12

Gjyakata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot të shtyjë sërish gjykimin e Fredi Belerit duke njoftuar se seanca e radhës do të jetë në datën 11 dhjetor. Absurdi tashmë po arrin kulmin: një njeri që filmohet dhe arrestohet në flagrancë siç u tha për blerje votash nuk gjykohet nga asnjë gjykatë.

Shtatë muaj në paraburgim janë një e dhënë e mirë për Belerin që pavarësisht se çfarë ndodh të kërkojë dëmshpërblim në Strasburg duke provuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mos hidhni plehra o Plehra!

Postuar në 24 Nëntor, 2023 13:57

Bashkia e Tiranës nuk e pastron qytetin. Kjo dihet. Duket. Është fakt. Tirana është një qytet pocaqi që nuk ka lidhje me Europën së cilës pretendon se i përket dhe madje edhe ka marrë çmim. Në Tiranë të gjithë qarkullojnë sipas midesë, ndalojnë ku duan e ku munden dhe është thuajse e pamundur që ta zëmë për rrëmujën që provokojnë këmbësorët, t’i kërkosh llogari vetëm policisë.

Disa paqartësi mbeten të përjetshme

Postuar në 10 Nëntor, 2023 14:45

1990

Lidhur me këtë pluralizmin që shtruat këtu, unë nuk e kam të qartë nga ana juridike statusin e pluralizmit.

Ose më mirë. Ç’kuptohet me këtë fjalë te ne?

2023

Byreku i Lulzim Bashës në Fushë-Krujë

Postuar në 03 Nëntor, 2023 16:44

Në investigim i BBC mbi financimet ruse përmendi Lulzim Bashën si një prej politikanëve të sponsorizuar nga kompani offshore të lidhura me Kremlinin, duke sjellë në vëmendje 500 mijë dollarë të paguara në  fushatën zgjedhore të vitit 2017 për një foto me Presidentin Donald Trump. Vetë Basha nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë publikim, ndërsa nga selia e partisë së tij deputeti Arbi Agalliu foli për pamundësinë e pensionistëve për të blerë një kavanoz me kos.

Nis turi i drekave me mish nga njëri cep në tjetrin. Buxheti do diskutohet me Popullin

Postuar në 02 Nëntor, 2023 19:13

Pas qeverisë, stafetën e marrin bashkitë. Edhe ato do të diskutojë me popullin projektbuxhetin e ri të vitit 2024. Bashkia Sarandë ta zëmë e ka ndarë popullin në grupe interesi me të cilët do të bëjë takime për të folur për taksat lokale e kështu me radhë. Edi Rama model politik dhe referimi!!! Ndodhi edhe kjo në Zululandin tonë. Njësoj si me ligjin për legalizimin e kanabisit, z. Rama ushtron mekanizmin e referendumit faktik për të kaluar projekte që do t’i kalojë vetë e për të eliminuar çdo zhurmë.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi