Shpipëri Hesapi

Anëtari i Komitetit Disiplinor të Dhomës së Avokatisë: Ti je gjallë, je shumë mirë!

Postuar në 13 Shtator, 2023 19:38

Në një të ashtuquajtur debat në studion e Euroneës, avokati Saimir Visha ka replikuar me një prej viktimave të anëtarëve të fisit Rraja. Bëhet fjalë për dhunën që bëri xhiron e mediave teksa hunjtë binin mbi kokën e dy njerëzve që edhe po filmoheshin kur shembeshin në të rrahur. Çështja ka ridalë në krye të diskutimeve pasi prokuroria ka ndryshuar akuzën duke e çuar nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim” në “plagosje e lehtë me dashje”. 

Muzeu i Armëve në Gjirokastër, me didaktikën e Kinostudios

Postuar në 13 Gusht, 2023 15:10

Kalaja e Gjirokastrës është një monument i klasit të parë për Shqipërinë. Në cilindo aspekt ta shohësh. Me një biletë me çmim 400 lekësh ajo bëhet e vizitueshme për këdo, duke ofruar një atmosferë të veçantë historike, por edhe monumentaliteti, përveç pamjes së qytetit. 

Duke lënë mënjanë ndërhyrjet rikonstruktuese dhe faktit se mungojnë guida audio për të kuptuar ndarjet e shumta të saj, meriton vëmendje eksponati. Brenda kalasë së dy muze: një muze që gërshton historinë e zonës, me etnologjinë dhe figurat e njohura të saj dhe muzeu i armëve.

Marko Boçari, Atdhetar?!

Postuar në 11 Gusht, 2023 01:00

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtonte dy ditë më parë vdekjen e Marko Boçarit me një status në Facebook: 

SiSot, 200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari. 

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por, disa syresh lavdia u fillon që në gjallje. Mes tyre bënte pjesë Marko Boçari, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823…

Video/Mesjeta është afër, në Milot

Postuar në 06 Gusht, 2023 15:00

Një kronikë e MCN Tv për tregun e Milotit, që mblidhet një herë në javë e ku tregtohen produkte blegtorale, ilustron atë që në të vërtetë e thonë vetë banorët: Mesjetë, skëterrë, dhe treg si në kohën e Turqisë.

Pamjet flasin vetë me djathin që shitet anë rrugës, mes mbetjeve, duke provuar se ka disa zona në këtë Shqipëri që janë përherë jashtë qytetërimit siç shpallet ky i fundit nga qeveria.

Pasardhësit e kaonëve në PD

Postuar në 05 Gusht, 2023 20:59

Në një deklaratë për mediat një zyrtare e Partisë Demokratike, krahu i Rithemelimit, Ina Zhupa, ka folur për gërmimet arkeologjike në Butrint. Ndër të tjera zonja në fjalë ka bërë këtë vërejtje: 

Kultivim kanabisi edhe nga ushtria

Postuar në 05 Gusht, 2023 14:17

Policia e Shtetit raporton se në repartin ushtarak të Zall Herrit janë arrestuar ushtarakë nën akuzën se kultivonin kanabis. Ushtria ka qenë prej kohësh ndër institucionet me besueshmërin më të lartë publike.

Pas skandalit me pronat dhe këtë të kanabisit, vështirë se ky klasifikim do të mbahet më.

Dikur, në vitet 2015-2016, edhe Policia e Shtetit figuronte si institucioni me besueshmëri të lartë, madje certifikuar nga BE. Sot jemi dëshmitarë se njolla mbi Policinë vështirë se lahet dot.

Çyrykët e Lirisë

Postuar në 04 Gusht, 2023 12:00

Çmendet” pushuesja në Ksamil, filmohet nudo teksa merr rreze në plazhin plot me njerëz

Misioni i Vulës ka sukses

Postuar në 29 Korrik, 2023 23:00

Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike. E thënë me standardin ku u katandis diskutimi politik, Lulzim Basha është pronari i vulës së PD-së. Ai përfaqësohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka deputetë e kështu me radhë. 

Situata nuk është politike që të ulesh e ta analizosh. Është një lloj autizmi i vetëdijshëm politik që të kujton sa Aleks Xinxën që i kishin vjedhur bazën materiale, aq edhe Shkëlqim Metën e PS-së që kandidonte përherë për kryetar partie. Ndryshon emri: quhet Lulzim Basha. Ka marrë 18 mijë vota, por thonë. Pas numërimit me dyer të mbyllura. 

Sa të mirë janë këta socialistët!

Postuar në 26 Korrik, 2023 18:38

Top-Channel, televizion kombëtar, ka postuar 31 foto nga parada e socialistëve në hyrje në mbledhjen e Asamblesë së partisë.

Është një si lloj zakoni i vjetër që takimet e Partisë Socialiste fotografohen në hollësi dhe njerëz të saj të drejtimit shfaqen nën aurën e një mode elitare që reflekton mirëqenie, stil, pushtet, vanitet, arrogancë – personale dhe të tufës që nuk çahet, si dhe luks. Me tepri madje. Se edhe u shkon, nuk ke çfarë thua! Kujt shqiptari tjetër mund t'i shkojë?!

Për 700 mijë €, sistemi politik del jashtë loje. Për dhjetëra miliona, mjafton një monolog!

Postuar në 24 Korrik, 2023 17:43

Në vitin tanimë të largët 2011 në televizionin Top-Channel paraqiti në transmetim atë që tashmë njihet si video Meta-Prifti. Video u transmetua më 11 janar dhe në një hapësirë kohe prej vetëm 10 ditësh, opozita e asokohe, e drejtuar nga Partia Socialiste vuri në veprim një skenar ekstrapolitik për t’i imponuar qeverisë së Sali Berishës rrëzimin nga pushteti. 

Video e mëposhtme është përgatitur në atë kohë ilustron se në prapavijë të videos Meta-Prifti u organizua një skenar që mund ta mbajmë me titullin e përcjellë nga Edi Rama: Zgjidhja e Re Politike.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi