arratisja

Apelit të të burgosurve të Agimit të Artë i mungon Christos Pappas

Postuar në 23 Tetor, 2020 01:25

Një nga drejtuesit kryesorë të Agimit të Artë, partia e ekstremit të djathtë në Greqi, Christos Pappas, është shpallur në kërkim pasi nuk gjendet. Mediat raportojnë se policia shkoi në shtëpinë e Pappas pak pasi gjykata dënoi me burgim disa drejtues të Agimir të Artë, por ai ishte larguar. Avokati i tij, Periklis Stavrianakis ka deklaruar se Pappas ka zgjedhur të veprojë kështu, pra të mos paraqitet para autoriteteve.

Arkivat/Vatikani ndihmoi arratisjen e nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 05 Mars, 2020 14:19

 

Zyrtare, Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia

Postuar në 03 Janar, 2019 18:50

Ish-kryeministri i Maqedonisë,  Nikolla Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia. Kryeprokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Gioveski zbuloi në një konferencë për shtyp se ish-kreu i qeverisë nuk kaloi në asnjë pikë kufitare gjatë arratisjes për në Shqipëri.

Ai tha  se gjatë hetimit ishin ishin dëgjuar disa dëshmitarë, por nuk dha detaje të tjera në mënyrë që të mos cënohej hetimi paraprak.

Video/Tentativë arratisjeje me rrezikun e vetëvrasjes

Postuar në 06 Maj, 2018 14:25

Një person që po gjykohej në një gjykatë të Utah në SHBA ka tentuar të largohet nga salla e gjyqit duke u hedhur nga kati i dytë. Në pamjet video të publikuara duket Christopher Clay Rudd që largohet me shpejtësi nga salla dhe me një salto hidhet nga ballkoni i brendshëm i katit të dytë, ndonëse me duar të lidhura. Ai theu legenein, këmbën dhe pësoi frakturë në kafkë.

I arrestuar për trafik droge, Rudd, 35 vjeç tani do të akuzohet edhe për tentativë arratisjeje.

Kapja në kufi e At Zef Pllumit gjatë arratisjes

Postuar në 25 Shtator, 2017 13:20

At Zef Pllumi tentoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës më 27 shtator 1967. Ai që e ndali momentin e fundit ishte tekniku me emrin Marash. Historiani dhe studiuesi Kastirot Dervishi sjell në vëmendje goditjen që i bëri regjimi komunist klerikut katolik duke publikuar një foto që tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit në kufi.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikçit dhe sekretari i organizatës bazë të partisë.

Dossier/Sarandë, dhjetor 1990. Katër viktima të një arratisjeje - shteti nuk pranoi dorëzimin e trupave

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 14:33

Ishte 12 dhjetori i vitit 1990, periudha e arratisjeve sporadike. Katër të rinj nga fshati Aliko i Sarandës, Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro në përpjekje për të kaluar kufirin në Ciflik të Konispolit vriten në mënyrë barbare afër postës së kufirit nga ushtarët e postës shqiptare.

Turku “non grata” hyri në Shqipëri nga Rinasi. Fraza lapidar e policisë: Na iku pa dashje, vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Postuar në 08 Gusht, 2016 22:37

Kryeministri Rama është munduar të mbajë lart profilin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe punën e policisë, por ngjarjet përgënjeshtrojnë gjithë lavdërimet që vijnë nga kryeministria, duke e nxjerrë policinë qesharake përpara publikut. Pasi hoqi përgjegjësinë për grabitjen e armatosur në aeroport, policia e Rinasit bëhet sërish protagoniste e një njgjarje që nxjerr zbuluar atë dhe jo vetëm. Gjatë pasdites Partia Demokratike doli me një deklaratë ku raportoi se një shtetas turk ishye arratisur nga Rinasi, pasi u ndalua nga policia në aeroport.

Akuzohen se lejuan arratisjen e Balilit

Postuar në 15 Maj, 2016 11:21

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka ndihmuar Klement Balilin që të arratiset nga Shqipëria. Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeled Alibeaj, PD akuzoi Tahirin dhe Policinë e Shtetit se është e lidhur me trafikun e drogës.“Tahiri i krijoi kushtet për t’u arratisur Balilit, pak para se të çonte Policinë në banesën e tij për të prishur provat”, tha Alibeaj.

Subscribe to RSS - arratisja