jahtet
"Kurum" shkriu kantierin e riparimit të anijeve, në portin e ri të peshkimit ankorohen jahtet
I ndërtuar rreth një vit më parë me një vlerë prej 15 milionë euro, porti i peshkimit në Durrës ende nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Portual dhe nuk po shfrytëzohet për qëllimin që është ngritur. Ky port është kthyer në një vendqëndrimi për jahtet dhe velierat, ndonëse brenda hapësirës së tij janë ndërtuar e kanë përfunduar magazinat e peshkut për grosistët, bankinat dhe infrastruktura e duhur që kërkon një port peshkimi.