konventa e gjimnazeve
E ardhmja e Shqipërisë në variantin LSI(Video)
LSI-ja mbajti këtë të premte konventën zgjedhore të gjimnazeve, duke shtrirë veprimtarinë e vet politike dhe në shkollat e mesme - një bazë e mirë kjo që në të ardhmen të depërtojë edhe në tetëvjeçare apo shkollat fillore. Nuk është e vështirë për një parti me eksperincë të vërë në dispozicion një dekor, një podium dhe të lërë brezin e ri të flasë për të ardhmen, rininë, Shqipërinë dhe udhëheqjen që e inspiron.