mbifaturimet

Avokati i Popullit: Në rritje ankesat për mbifaturime nga OSHEE. ERE: Janë përgjysmuar

Postuar në 15 Shkurt, 2018 18:25

Avokati i Popullit dhe Enti rregullator i Energjisë kanë të dhëna të ndryshme për ankesat e qytetarëve për mbifaturimet e energjisë elektrike. Sipas institucionit të Avokatit të Popullit numri i ankesave ka trend në rritje, ndërsa ERE deklaron të kundërtën, por gjithsesi ka trajtuar 564 denoncime të qytetarëve për OSHEE-në gjatë vitit 2017.

TemaTV

"Uji dhe dritat po e rrjepin këtë popull"

Postuar në 15 Qershor, 2017 16:10

Një punë në javë. Këtë premton Bashkia e Tiranës ndër të cilat mesa duket ka disa konstante për të cilat nuk ka kompromis.  Një prej tyre është edhe mbifaturimi i ujit që në disa zona është problematik. Televizioni Publik Shqiptar raporton sot se ankesat vijojnë, edhe pse pas një proteste të shkurtit në Kombinat, u premtua zgjidhja.

Katrahura e mbifaturimeve

Postuar në 26 Prill, 2016 13:45

Mbifaturimet nga OSSHE është një problematikë me të cilën po përballen qytetarët në disa qytete të vendit. Në sportelet e "Kujdesit ndaj Klientit"  në Lezhë adresohen çdo dite dhjetëra ankesa dhe sipas raportimeve,OSHEE ka vështirësi për dhënien e përgjigjeve. "Qytetarët thonë së kanë kontaktuar me faturistët, të cilët u kanë deklaruar se në skedarët e tyre kanë të regjistruar numrat realë të sahateve, por ato janë ndryshuar në qendër duke sjellë për pasojë mbifaturimet", raporton korrespondenti i "ABC News" në Lezhë.

Subscribe to RSS - mbifaturimet