luci
Tre largime nga kreu i Financave
Një muaj më parë iku zv. ministri Erjon Luçi. Pak ditë më parë larguan zv. drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Currin. Sot radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi.
Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë -, citohet Haxhi.
Arsye zyrtare nuk ka për këto largime, por mesa duhet procesi i fiskalizimit me shkeljen e afateve ka krijuar tensione në Ministrinë e Financave.
Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.
Kredia 100 milionë$ nuk rrit borxhin, por kreditimin
Kredia prej 100 milionë dollarë për qeverinë shqiptare nga Banka Botërore është dhënë si mbështetje buxhetore, pas fuqizimit të sistemit fianciar. Kështu e ka vlerësuar zëvendësministri I Financave, Erion Luçi, huanë me terma të butë të Bankës Botërore. Në një intervistë për "Tema Tv", Luçi thotë se ky fond pritet të ulë nivelin e kredive me problem, të rrisë kreditimin në ekonomi, por thekson se kjo kredi nuk ndikon në rritjen e borxhit, pasi ai është i parashikuar me ligj në buxhet.