aksionere
Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel
Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.