Paris 2014

“Muxhahedinët" shqiptarë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 10:51

Teksa Shqipëria po përgatitet të presë më shumë se 2 mijë muxhahedinë iranianë dhe lëvrimin e një fondi 20 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, lidhjet e politikës shqiptare me opozitën iraniane duket të jenë të konsoliduara. Në konferencën që u mbajt në Paris në vitin 2014, një delagacion i parlamentit shqiptar shprehu admirimin për muxhahedinët iranianë në një aktivitet të opozitës në ekzil. Spikati fjala e dy ish-kryeministrave, Sali Berisha dhe Pandeli Majko, të cilët folën në emër të popullit shqiptar për ndjenjat e lirisë,humanizmit dhe opozitarizmit.

Subscribe to RSS - Paris 2014