hipotermia

Dëshmia e parë e plotë e eksperimentit të hipotermisë në Dachau

Postuar në 26 Janar, 2016 02:23

Një dëshmi e re ka dalë në dritë nga terrori nazist në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një i mbijetuar nga kampi i Dachaut, ka depozituar në vitin 1951 një dëshmi të jetës së vet në kampe, ku përfshihen eksperimente të tilla si hipotermia terminale dhe infektimi i qëllimshëm me malarie. Personi  quhet Reinz Reimer, i cili përveç Dachaut ka qenë edhe në Mauthausen dhe dëshmia e tij u zbulua së fundmi në Arkivën e Qendrës Sioniste në Jeruzalem. Reimer konsiderohet një ndër të rrallët që iu nënshtrua eksperimenteve të hipotermisë dhe mbijetoi.

Subscribe to RSS - hipotermia