graci

Të udhëtosh me vdekjen

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 14:12

“Stina e hijeve”, romani që u vlerësua si libri më i mirë i vitit, vetëm pak ditë më parë nga Ministria e Kulturës, përtej një letërsie që të grish me stilin, mban brenda të vërteta që dhembin mbi realitetin tonë këto vite. Duket se ky roman u shkrua vetë brenda shkrimtarit, për t’u hedhur në letër me shpejtësinë e gjërave që nuk mbajnë më brenda teje. E ka shkruar për katër javë, pas një ëndrre gati torturuese, ku vështrimi i një vajze që e kishte njohur përmes rrëfimeve, i dukej sikur i kërkonte ta vendoste përgjithmonë në një libër.

Subscribe to RSS - graci