tregu i punes
Europa e dashuruar me ukrainasit. Paketë e re për lehtësimin e migrimit legal
Bashkimi Europian ka prezantuar një paketë të re masash ligjore për lehtësimin e migracionit legal, pas krizës së fundit ukrainase. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johanosson ka nënvizuar shifrat e migracionit legal në Europë duke paralajmëruar se tanimë ka disa sektorë që kanë nevojë për krah pune dhe profesionistë.
Dorëheqja e Madhe/Pandemia prek stabilitetin e tregut të punës
Kompanitë që ia dolën me pandeminë po përballen me një problem të ri: më shumë se një e katërta e punonjësve të tyre mund të largohen. Ekonomistët i druhen asaj që e quajnë “dorëheqja e madhe”.
Kjo pasi sondazhet tregojnë se nga 25% deri në 40% e punëtorëve po mendojnë të lënë punën.
Drejt një tregu pune të automatizuar/Gates dhe Zuckerberg apel brezit të ri
Bota po ndryshon dhe me gjasë ky ndryshim në një të ardhme shumë të afërt do të ndihet me pasoja radikale te të gjithë. Sot në ShBA njerëz si Mark Zuckerberg, Bill Gates apo Elon Musk po paralajmërojnë se koha e robotëve po vjen edhe për tregun e punës duke imponuar zhvendosje në të mëdha në relacionet njerëzore dhe strukturën ekonomike. Kjo ëhstë sfida e brezit të ri të studentëve që në ndryshim nga prindërit e tyre nuk kanë më sigurinë e një karriere.
BB: 60% e të rinjve shqiptarë analfabete, hasin pengesa në tregun e punës
Të rinjtë shqiptarë kanë arsimim me cilësi të ulët, përballen me faktorë shkurajues dhe pengesa në tregun lokal të punës. Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60 %, nivel ky më i lartë se në Rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE.
Beteja pa sukses e investimeve të huaja: një mangësi edhe kualifikimi
Kompania amerikane e prodhimit të arirbegave, “CapCon” është një rast për të kuptuar se sa e papërgatitur është Shqipëria p[ër t’u integruar në tregje, apo për të thithur investime. Kompania shprehu interes për Shqipërinë për shkak të afërisë me Europën, ku tregtohet prodhimi i tyre, por ajo dështoi në gjetjen e burimeve njerëzore. Ajo që ka kohë që flitet se Shqipëria nuk ka treg të kualifikuar pune, u provua në këtë rast si një e vërtetë e dhimbshme. Kompania kaloi në Maqedoni, raporton “Monitor” dhe aty ka hapur 400 vende pune. Dhe këtu nxjerr krye faktoi i emigirmit.