helikopteret
Ne do blejmë satelitë, por nuk ia dalim të mbajmë 4 helikopterë
Greqia ka njoftuar kërkesën për blerjen e 20 avionëve F-35 nga SHBA. Kostoja e një avioni shkon 80 milionë dollarë dhe nëse kërkesa miratohet, i jep Greqisë një flotë ajrore të rionovuar pas porositjes së 24 avionëve të tjerë Dassault, kontratë me vlerë 2.5 miliardë euro. Greqia është ndër vendet me modernizimin më të shpejtë të armatimit të vet dhe në rajon konkurohet për nga ritmi vetëm nga Serbia.
Tjetër transferim nga Shëndetësia drejt Mbrojtjes. Riorganizim, apo manovër për "shtim" buxheti të M. së Mbrojtjes?
Tritan Shehu, ish-ministër Shëndetësie, njofton përmes profilit të tij në Facebook, se një tjetër transferim problematik do të kryhet. Sipas Shehut, qeveria po përgatit kalimin e njësisë së helikopterëve sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes. “Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t'ja kaluar Ministrise se Mbrojtjes prej Shendetesise, Njesine e Helikoptereve Sanitare. Ky vendim po merret mbas atij te parit, thellesisht demtues, per te transferuar Qendren Universitare te Traumes e Ortopedise se bashku me spitalin perkrah, perseri Mbrojtjes.