pergjigje

Ministria e Jashtme: Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë gulenist në Turqi

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 11:37

Shqipëria nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve turke asnjë person që sipas Ankarasë zyrtare është anëtar i organizatës FETO, të themeluar nga filantropi Fetullah Gulen. ResPublica iu drejtua Ministrisë së Jashtme dhe për Evropën me disa pyetje për këtë çështje duke qenë se që nga njoftimi zyrtar i dorëzimit të listës nga autoritetet turke, nuk ka patur ndonjë deklarim për ekstradim personi.

Kush është Kol Sallakja z. Komandant i Përgjithshëm?

Postuar në 07 Nëntor, 2019 15:59

 

Ilir Meta është ndoshta skraparlliu i dytë pas Sejfulla Myftarit që dallohet publikisht për sens humori. D.m.th jo se nuk ka skraparllinj të tjerë që kanë humor, por ata nuk janë figura publike. Skrapralliu i fundit publik, Sulo Gradeci, ishte njeri serioz. Ose të paktën nuk zbuloi ndonjë virtyt në lëmin e humorit. Drama e këtyre talenteve është se janë të pakuptuar në zonën e tyre. Ndaj edhe kanë ikur prej saj, kanë shkëlqyer gjetiu.

Pyetje pa përgjigje për ARMO, Bankers dhe hijet e naftës (Video)

Postuar në 04 Prill, 2018 23:30

Raportimi i ministrit të Financave në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, i ideuar si vitrinë televizive e arritjeve ekonomike të qeverisë për 6-mujorin e fundit rrëshqiti edhe në pyetje të paparashikuara që Arben Ahmetaj nuk u dha përgjigje.

Shqiptarët, më të padëshiruarit në Europë

Postuar në 22 Shtator, 2017 16:55

Më shumë se 1.1 milion njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë nëse aplikimi i tyre do të pranohet. Një sondazh i kompanisë amerikane "Pew Research", thekson se aplikantët nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve me nivelin më të lartë të përgjigjeve të pakthyera. 

Hahn: S'kam dëshmi për shkelje ndaj pakicave në Himarë

Postuar në 02 Shtator, 2017 18:58

Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionuar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek. 

George Bush: Kemi nevojë për disa përgjigje nga Trump

Postuar në 27 Shkurt, 2017 22:15

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për t’u shpallur luftë mediave nuk është mirëpritur nga ish-presidenti Xhorxh W Bush. Në një intervistë televizive, ai tha se shtypi i lirë është i domosdoshëm për demokracinë.“Unë e konsideroj median si të domosdoshme për demokracinë. Ne kemi nevojë për media të pavarur pasi pushteti mund të kthehet në një fiksim dhe mund të bëhet gërryes. Është e rendësishme që mediat t’u kërkojnë llogari njerëzve që abuzojnë me pushtetin.

Lutja e Ramës, Basha gati për dialog pa kushte

Postuar në 27 Maj, 2016 10:56

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur “lutjes” së një dite më parë të kryeministrit Rama për dialog politik mbi reformën në drejtësi. Basha tha se është i gatshëm të ulet me Ramën në dialog në çfarëdo forme, mjafton që sipas tij ai të ketë vullnet të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Nëse ata bien dakord për të zbatuar rekomandimet e “Venecias”, atëherë janë të mirësepritur për t’u ulur në bisedime në formatin që duan ata për të zgjidhur këto çështjet që na ndajnë”, tha Basha për mediat.

Përgjigjet e kryeministrit për jaguarët me qira, tenderin e hemodializës dhe godinën e OSHEE-së

Postuar në 29 Tetor, 2015 20:49

I sapo kthyer nga Hong Kongu kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje disa akuzave të opozitës për tendera të dyshimtë dhe përfitime nga klientë të qeverisë. Pretendimeve se blerja e 22 maikinave qeveritare është një aferë ku përfiton miku i tij Papuli, Rama i është përgjigjur se marrja me qira e makinave thjesht i shkurton shpenzimet qeverisë.

Subscribe to RSS - pergjigje