te krishterët
Katolikët: Jemi të papërfaqësuar në qeverinë e re të Libanit
Të krishterët në Lindjen e Mesme po përballen me shumë sfida. Në takimin e parë që Liban, për herë të parë që prej vitit 2019, për shkak të pandemisë, peshkopët katolikë sirianë, u bënë thirrje qeverive në Lindjen e Mesme të punojnë "për të ndaluar luftërat dhe për të hequr dorë nga logjika e sektarizmit dhe racizmit".
A janë lutur gabim të krishterët për 2000 vjet?
Papa Françesku tha më 8 dhjetor se Lutja e Zotit, më e rëndësishmja në fenë e krishterë që besohet se është thënë dikur nga vetë Krishti, është përkthyer keq për një kohë të gjatë dhe dëshiron që ajo të rishikohet.
Papa është marrë me të ashtuquajturën "peticioni i gjashtë" i Lutjes së Zotit, i cili tradicionalisht është recituar si "Dhe mos na udhëhiq në tundim", me arsyetimin se Perëndia nuk do të kërkonte të çonte asnjë person në kryerjen e një mëkati.
Papa: T’u kthejmë krenarinë të varfërve
"Unë dua të kërkoj falje për ata të krishterë që kthejnë shikimin në një drejtim tjetër kur takojnë një të varfër". Këto ishin fjalët e papa Françeskut gjatë një takimi me mijëra të pastrenë në selinë e shenjtë në Vatikan.
"Ju kërkoj falje nëse ndonjëherë ju kam fyer me fjalët e mia, por edhe për të gjithë të krishterët që lexojnë Biblën dhe nuk e kuptojnë se thelbi i saj është pikërisht varfëria,"- tha kreu i Kishës Katolike duke shtuar se mësimi kryesor i krishterimit është se gjithmonë duhet t’i shtrijmë dorën e ndihmës dikujt që ka nevojë.
Ministri belg: Myslimanët së shpejti do tejkalojnë të krishterët në BE
Për një realitet që shumë shpejt të gjithë qytetarët e BE-së do të perceptojnë foli në Parlamentin Europian nga Cohen Guinness, ministri i Drejtësisë i Belgjikës, i cili ka shprehur shqetësimin e fortë se në një kohë të shkurtër, numri i muslimanëve në Evropë do të ketë kapërcyer të krishterët. "Kontinenti nuk e kupton tani, por ky është realiteti", tha një ditë më parë ministri belg i Drejtësisë duke theksuar se "shumë shpejt" në Evropë do të ketë më shumë myslimanë nga atë krishterët dhe kjo kryesisht për shkak të faktit se të krishterët janë më pak aktive sot.
Një letër profetike që të vë në mendime
Këto ditë po qarkullon në rrjetet sociale një letër që Muhameti, profeti i myslimanëve, u ka dërguar në vitin 628 murgjve ortodoksë të manastirit të Shën Katerinës në Sinai, më saktë buzë malit të Sinait, në majë të të cilit – kështu thuhet në Biblën hebraike, e më pas dhe në Kuran – Zoti d.v.
Deklarata e Kishave përfshin notën e Janullatos: Në Shqipëri ka ende diskriminim të të krishterëve
Klima e tendosur mes Kishës Ortodokse dhe qeverisë shqiptare është pasqyruar edhe në deklaratën finale të Konferencës së Ndërkombëtare të Kishave të Krishtera nga 65 vende të botës " Diskrimnim, Persekutim, Martirizim" që u mbajt në Tiranë nga datat 2-5 Nëntor.
Spiritualisti që tronditi Oregonin, kundër Zotit dhe të krishterëve (Foto)
Oregoni u trondit nga maskara e një dite më parë që ka si autor 26 vjeçarin Chris Harper Mercer. Ai vrau me gjakftohtësi 10 persona, deri në momentin kur u asgjesua nga policia.
Harper i deklaruar në rrjetet sociale si përkrahës i konservatorëve republikanë e ndërmorri aktin esktrem me një qëllim, t'u jepte një mesazh ndjekësve të besimeve fetare dhe sidomos atyre të krishterë.