ikja

Pse po ikim?

Postuar në 04 Korrik, 2023 16:29

Është bërë e vështirë të matësh dhe parashikosh psikologjinë e përgjithshme të shoqërisë në këtë vend. Ta zëmë, mania për të emigruar mbetet e lartë, ajo kthehet e rikthehet në formë valësh apo histerie, por nuk e humb asnjëherë tërheqjen e vet. Arsyet kryesore të ikjes: ekonomike. Por duhet të ketë diçka më shumë, që duhet hulumtuar mirë.

U rishfaq Rosinanti!

Postuar në 17 Mars, 2023 12:12

Është shfaqur sot në një takim me përfaqësues të biznesit të madh kryeministri Edi Rama, të cilit i ka ardhur goja sërish pas stuhisë me FBI-në, ku mbeti për disa javë memec dhe vuv. Dhe mbeti i tillë duke rrezikuar shumë, sepse të gjithë panë se jeta vazhdon dhe është më e mirë pa ndotjen akustike të gënjeshtrave të këtij njeriu, se madje problem psiko-social i këtij vendi është pikërisht pushteti i tij.

Gjendet shpjegimi për ikjen masive të shqiptarëve: Fajtore, Media. Kultivon psikologji fataliste

Postuar në 13 Nëntor, 2022 16:39

Portali “tesheshi.com” ka paraqitur këtë shpjegim për ikjen e njerëzve nga Shqipëria:

Unë them mos ikni!

Postuar në 27 Shtator, 2022 12:18

Tani, të gjithë, apo një pjesë jo e vogël, e mbajmë mend atë njeriun që punon si kryeministër kur para disa vitesh, para disa muajsh, para një viti, more kurdoherë përpara të tanishmes, që njëherë e mohonte emigrimin masiv, e njëherë e intepretonte atë si shprehje të lirisë. Sepse sipas tij shqiptarët po kërkojnë kudo më të mirën për veten. Puna është se ikja ka një shpjegim objektiv, por edhe subjektiv.

IKJA, i vetmi akt i mbetur politik me vlerë për z. Basha!

Postuar në 10 Mars, 2022 14:34

Unë jam gati të bëj çdo gjë në të mirë të PD-së

SHBA erdhi, pa dhe dështoi

Postuar në 14 Gusht, 2021 16:41

Amerika iku nga Afganistani dhe tani po shohim se talebanët po marrin atë që humbën dikur. Me armë e humbën, me armë e morën. A është kjo humbje për SHBA? A është ky Vietnami i dytë? T’ia lëmë kinemasë ta përcaktojë, meqenëse SHBA është një vend ku historia vlen më pak se kinemaja. Por shifrat flasin për një dështim spektakolar dhe ilustrojnë se në SHBA nuk ka më asgjë ideale. As në dukje.

Hosteli i Europës Juglindore

Postuar në 16 Mars, 2021 18:49

Revista “Monitor” publikonte sot të dhënat e Eurostat për popullsinë, që flasin për një plakje të shpejtë në Europë. Në vitin 2020, rreth 20.6% e popullsisë ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë. Sa i përket Shqipërisë panorama paraqitet e zymtë:

Shqipëri e gjeneratës tjetër? Jo, Shqipëri e atyre që do mbeten

Postuar në 01 Shkurt, 2021 18:14

Kryeministri Edi Rama është mburrur shpesh se ai punon për gjeneratën tjetër. Mirëpo një pjesë e madhe e shqiptarëve duan të ikin. Për arsye të ndryshme. Kryeministri thotë se emigrimi është dukuri e përhershme, kështu që për të nuk duhet të shqetësohet kush.

Kryeministri thotë se nëse kriminelët garojnë me partinë që ai drejton, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e tij. Është e njëjta parti që rekruton ekeslentët, por nuk i kandidon asnjëherë.  

Ndryshe nga Kryeministri, Majko: Njerëzit po ikin sidomos për shkak të politikës

Postuar në 01 Shkurt, 2021 13:07

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur gjatë një interpelance sot në Kuvendin e Shqipërisë edhe për arsyet e largimit të njerëzve. 

Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë

Video/Ku janë infermierët?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 17:14

Qeveria po kërkon infermierë për nevojat e përballimit të pandemisë. Kjo situatë është e përgjithshme, por në rastin e Shqipërisë qasja ndaj burimeve njerëzore në këtë sektor flet për papërgjegjshmëri dhe pse jo tallje. Kryeministri në vetë të parë e cilësonte ikjen si mundësi për hyrjen në tregun europian të punës, një vit më vonë për disponinilitet të 4000 infermierëve, ndërkohë që sot është hapur aplikimi për 1000 infermierë. Është një situatë që mund të shmangej, qoftë edhe duke marrë seriozisht shqetësimin e ngritur prej kohësh se: mjekët dhe infermierët po ikin. 

Pages

Subscribe to RSS - ikja