britaniket

Dokumentar i animuar për Skënderbeun

Postuar në 08 Shtator, 2018 10:00

Një dokumentar i ri për Skënderbeun është publikuar këtë javë në Youtube nga kompania britanike e filmave të animuar Kings And Generals.

Dokumentari sjell në mënyrë kronologjike zhvendosjen e Gjergj Kastriotit nga oborri i Perandorisë në krye të qendresës së arbërve kundër otomanëve. Animacioni është një nga teknikat që zgjedh kjo kompani kinematografike në Britani për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me historinë dhe për t’i afruar me ngajrjet dhe personazhet që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.

Fluks aplikimesh nga amerikanët dhe britanikët për shtetësi gjermane

Postuar në 08 Shtator, 2017 13:07

Që nga nëntori 2016, pas zgjedhjes së Donald Trump në presidencën amerikane, numri i shtetasve amerikanë që kërkojnë shtetësi gjermane është rritur ndjeshëm, sipas të dhënave të mbledhura nga Ministria e Jashtme Gjermane.
Numri i përgjithshëm i aplikacioneve (përfshirë ato të shtetasve amerikanë që tashmë jetojnë në Gjermani) regjistrohen çdo vit dhe të dhënat për këtë vit nuk priten të dalin para verës së vitit 2018.

Deklasifikimi/Grushti i shtetit në Iran u propozua nga britanikët

Postuar në 09 Gusht, 2017 11:30

Në qershor të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit deklasifikoi 1007 faqe dokumentacion sekret që preknin aktivitete të CIA-s, NSA-së mes të cilave mediat veçuan dokumentet që kishin të bënin me rrëzimin Mohammad Mosaddeq në Iran në vitin 1953. Siç rezultonte nga publikimet, SHBA ka qenë shumë e pasigurtë në operacionin e ndërmarrë asokohe, zyrtarët e CIA-s madje urdhëruan anullimin e tij, për shkak se nuk dëshironin që roli I SHBA të ekspozohej sidomos në kushtet kur Mosaddeq reagoi përmes ushtrisë.

Magjia e përjetshme e Piramidave

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:56

Piramidat e Egjiptit kanë mahnitur çdo njeri që i ka parë njëherë të vetme. Varre masive guri në shkretëtirën pranë Nilit. Gjeografi njerëzore në një det të paanë rëre. Sot hyrja në to është shumë strikte dhe ngjitja në murin anësor nuk lejohet. Ishte lajm vitin e shkuar arrestimi i një të riu turk që hipi në majë të piramidës së Keopsit dhe bëri një foto. Por nuk ka qenë përherë kështu. Këto foto të vjetra nga periudha e prezencës britanike tregojnë se magjepsja ka qenë përherë e njëjta.

Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”

Postuar në 10 Shtator, 2015 18:20

“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.

Subscribe to RSS - britaniket