marreveshje paqeje
Modeli sovjeto-finlandez si zgjidhje e konfliktit Rusi-Ukrainë
Një mënyrë për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas ish-shefit të NATO-s, është lëshimi nga Kievi i një pjese të territorit të vendit. Në intervistën e parë pasi la detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se Ukraina mund të detyrohet të rinegociojë duke e parë rivendosjen e kufijve të vitit 1991 si një parakusht për çdo marrëveshje paqeje.