gjikondi
Protesta i shërben rusëve? Të mos protestosh i shërben agjenturës kryesore në Shqipëri: Korrupsionit
Protesta për rritjen e çmimeve është nën ndikimin agjenturave ruse dhe serbe. E thotë këtë Brizida Gjikondi, që prezantohet si juriste. Zonja arrin në këtë përfundim me deduksion: meqenëse sipas saj personazhi kryesor i protestës është Berisha, ai si antiamerikan i thekur po nxit këtë destabilitet.