pakti dypalesh
Presidenti rus propozon pakt dypalësh me SHBA për mosndërhyrje në zgjedhje
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi dypalësh me SHBA në fushën e sigurisë së informacionit. Duke vlerësuar “rrezikun e një konfrontimi në shkallë të gjerë në fushën dixhitale” si një nga sfidat strategjike më të mëdha të kohës sonë, Putin, ka hedhur idenë e krijimit të një kuadri bashkëpunimi që imiton marrëveshje të shekullit të ’20-të. Propozimi adreson çështje të aktualitetit duke përfshirë qëndrime konstante të politikës së jashtme ruse, siç është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme.