100m
9.55 sekonda. A ka thyer ky 28 vjeçar rekordin e Usain Bolt?
Një punëtor ndërtimi në Indi pretendohet se ka thyer rekordin e Usain Bolt në 100 m, teksa në një garë tradicionale me qe, të quajtur Kambala, ka arritur të vrapojë 142 m për 13.42 sekonda. Mediat raportojnë se kjo shpejtësi është 9.55 sekonda për 100 m, ndërkohë që Bolt e ka rekordin botëror me 9.58 sekonda.