rrangalla demokratike
30 vjet partnerë strategjikë me Amerikën dhe mbetemi një rrangallë demokratike
Sot raportohet se ambasadorja e re e ShBA-ve në Tiranë ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK. Nga fotot e shpërndara duket se të dyja palët ia kanë bërë benë krimit dhe korrupsionit.
Ky raport, ky flirt i shtetit shqiptar me të huajt për çdo sfidë që ka patur në 100 vjet jetë të tij meriton vëmendje por ka nevojë edhe për krahasim.
Zogu mori disa këshilltarë hollandezë dhe anglezë dhe bëri xhandarmërinë. Pastaj afroi italianët që lanë gjurmë në arkitekturë, arsim dhe ushtri.