praga
Çekët heqin nga Praga statujën e marshallit sovjetik Ivan Koniev
Autoritetet çeke kanë vendosur të heqin nga Praga një statujë të marshallit sovjetik Ivan Koniev dhe zëvendësimin e tij me një monument tjetër që i përkujton ngjarjet e luftës së Dytë Botërore në mënyrë më të përgjithshme. Kundërshtitë për këtë temë kanë nisur që në vitin 1989 dhe kanë vazhduar me dekada nisur nga pretendimet e historianëve çekë sipas të cilëve, Koniev u përfshi në ngjarjet e Hungarisë në vitin 1956 dhe në ato të Çekosllovakisë në vitin 1968.