zbrazja
Denoncimi: Urdhërohet zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton se sot në mëngjes ka nisur zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar, shenjë se qeveria dhe Bashkia e Tiranës do të ecin me planin e prishjes dhe shembjes së saj.
Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.