Jonida Beqo
Nderi i fundit!
Para se të largohej nga ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro duket se ka kryer një emërim që vjen nga rrethi i ngushtë i kryebashiakut Veliaj, mikeshë e tij që nga vitet e shkollës. Bëhet fjalë për kalimin në krye të Teatrit Eksperimental të Jonida Beqos, e cila zë vendin e Kiço Londos.
Londo e Beqo ishin të vetmit kandidatë në garën e hapur nga Ministria e Kulturës. Kriteret mbi të cilat u përzgjodh Beqo janë vlerësuar nga Kumbaro më shumë sesa ato të zotit Londo, i cili ka një karrierë disavjeçare në drejtimin e Teatrit.