Volker Wagener
Eksperimenti tragjik i Jugosllavisë dhe kombet e vonuara të Europës Juglindore
Në vitin 1976 unë kam udhëtuar nëpër Jugosllavi duke u ngritur dorën makinave në rrugë, sigurisht për të parë bregdetin. Vite më vonë e kuptova se kisha marrë rreze dielli në territorin kroat. Tito qeveriste ende, më shumë me aureolën e tij se sa vërtet, e megjithatë – socializmi nën palma të dukej i mrekullueshëm. Tre vite më vonë kam shkuar sërish në vendin e vetëadministrimit punëtor.