keshilli i ministrave
A ka bazë ligjore emërimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm?*
Kushtetuta në nenin 1 pika 1 të saj parashikon shprehimisht se 1. Shqipëria është republikë parlamentare. Ky parashikim nuk është vetëm një normë deklarative. Fakti që Shqipëria përcaktohet si një republikë parlamentare, do të thotë që organi legjislativ në vend ka kompetenca të shumta kontrolli mbi veprimtarinë e organeve të tjera. Kjo nuk do të thotë që Kuvendi është organi më i lartë në vend, pasi në këtë rast vlen parimi i ndarjes së pushtetuteve, i sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.