kazanleret
Për Hajër...Ajër Shqipërisë!
Air Albania u ngrit në qiell. E çau hapësirën shqiptare dhe e bëri sefte duke drejtuar hundën nga Stambolli. Në bordin e tij, kazanlerët më të mirë të Tiranës, të zgjedhur si pajë e martesës së lumtur të krahëve të Lasgushit me lartësitë.
Për ata që nuk e kuptojnë me kazanlerë, apo kazanllirë, kuptojmë gazetarët, të zgjedhur me kujdes – mbi kriter qytetarie mesa duket apo edhe klaustrofobie - të cilët e kanë pranuar statusin e tyre sipas etiketave që fal pa doganë Timonieri.