Jucker
10 mijë trupa shtesë në kufijtë e BE-së
Komisioni Evropian do të propozojë në shtator shtimin e 10 mijë trupave të Fronteks për të ruajtur më mirë kufiijtë e jashtëm të BE-së. Këtë e deklaroi kreu i Komisionit Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurtz në Vjenë. Sipas Juncker, shtetet anëtare kanë rënë dakord për një ruajtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe atje do të përqendrohen edhe përpjekjet e Presidencës austriake.