presse

Gazeta austriake “Presse”: Vjena po negocion me Tiranën për kampet e emigrantëve

Postuar në 16 Qershor, 2018 12:51

Gazeta austriake “Presse” shkruan se Vjena zyrtare është në negociata me Tiranën, Beogradin, Prishtinën dhe Shkupin për ndërtimin e një kampi për refugjatët të cilëve u refuzohet qëndrimi në Austri. 
Sipas gazetës në fjalë, këta persona duhen “parkuar përkohësisht” në disa vende që janë më pak tërheqëse për emigrantët suke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë para në këmbim të hapjes së kampeve në fjalë. 
Austriakët po ashtu duan që të ndryshojë edhe misioni i Frontex, ndaj të cilit mendojnë se duhet kërkuar kthimi në Afrikë i personave që shpëtohen në det. 

Subscribe to RSS - presse