Bartolomeu

KOASh zbardh qëndrimin: Për Kishën Ukrainase të mbahet një Sinod Panorthodhoks

Postuar në 11 Mars, 2019 21:59

Mediat greke po i bëjnë jehonë përplasjes së Kryepeshkopit të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu. https://www.liberal.gr/arthro/243512/diethni-themata/2019/ekklisia-albanias-pros-patriarcheio-na-sugklithei-panorthodoxi-sunodos-gia-tin-apofugi-schismatos.html

Bartolomeu i përgjigjet Kryepiskopit Anastas për Autoqefalinë e Kishës Ukrainase

Postuar në 10 Mars, 2019 21:11

Zyra e shtypit Patriarkanës së Stambollit ka bërë publike një përgjigje që Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka kthyer Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas për çështjen e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.

Kreu i Kishës Ordhodhokse të Shqipërisë përmes një letre të dërguar në 14 Janar të këtij viti, i kërkonte  Patriarkut Bartolome mbajtjen e Sinodit Panordhodhoks për të zgjidhur çështjen në fjalë. Ndër të tjera në zbardhjen që mediat i kanë bërë kësaj letre theksohet se Patriarku Ekumenik përjashton çdo prapavijë politike në dhënien e autoqefalisë së Kishës së Ukrainës.

Patriarkana Ekumenike padit Universitetin Princeton për një dorëshkrim të vjedhur në vitin 1917

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 18:21

Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka depozituar një padi ndaj universitetit të njohur të Princeton në ShBA me akuzën se gjatë Luftës i Botërore ëshyë bërë pjesë e vjedhjes së një dorëshkrimi të erës bizantine në një manastir në Maqedoninë greke. Padia është firmosur nga patriarku Bartolomeu dhe sipas raportimeve mediatike ajo i referohet një ngjarjeje të vitit 1917 kur guerrilas bullgarë grabitën manastirin e Theotokos Eikosiphoinissa dhe morën dorëshkrime, monedha floriri dhe gjëra të tjera të çmuara të ngarkuara në 24 mushka.

Kisha e Maqedonisë kalon nën juridiksionin e Patriarkanës

Postuar në 31 Maj, 2018 11:32

Me ndërhyrjen e patriarkun ekumenik Bartolomeu, Kisha Maqedonase ka kërkuar që të kthehet nën emërtmin "Kryepeshkopata e Ohrit" dhe të vendoset nën juridiksionin e Patriarkanës së Stambollit.

Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm për daljen e saj nga izolimi i futur që prej vitit  1967, kur Kisha Orthodhokse Maqedone shpalli Autoqefalinë e vet ndërkohë që Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Subscribe to RSS - Bartolomeu