aktivitetet politike
Ministra, pedagogë dhe studentë*
Ditë më parë, në një shkrim të botuar në gazetën “Panorama”, bëra publike disa raste të (sh)përdorimit politik të Universitetit Bujqësor nga Kryeministri Rama dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Rasti ishte i paprecedent në historinë e universiteteve shqiptare, por edhe në botë besoj: autoritetet drejtuese të këtij universiteti kishin ndërprerë dy javë sezonin e provimeve dhe i kishin dërguar studentët në aktivitetet e ministrit Peleshi dhe në një takim të Kryeministrit Rama në Berat.