Blloku Bota

Një protestë për mbijetesë politike në Shkup

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 14:43

Mediat raportojnë për një protestë në sheshin “Skënderbeu”  në Shkup të Maqedonisë së Veriut përmes së cilës kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Çlirimtarët duhet të nderohen dhe jo të gjykohen

ka qenë një ndër pankartat.

Në protestë kanë qenë Ali Ahmeti, Daut Haradinaj, Vlora Çitaku dhe Fatmir Limaj.

Vuçiç njofton vizitë zyrtare në Kinë

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 14:09

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka njoftuar një vizitë zyrtare në Kinë, për të cilën ai ka theksuar se dallon nga vizitat e mëparëshme që kanë qenë “vizita pune”.

I jam mirënjohës presidentit Xi Jinping për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë përherë -politikisht, ekonomiisht dhe në çdo kuptim tjetër. Dhe mendoj se vizita mund të jetë historike për vendin tonë. Ne jemi shumë të vegjël që kjo vizitë të jetë historike për Kinën, por do të jetë për ne

Të bëhemi gati për një përballje si në Luftën II Botërore

Postuar në 11 Dhjetor, 2025 20:48

Gjatë një fjale në Berlin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, foli për një luftë të madhe në Europë si ajo e dy luftrave botërore. Rutte bëri thirrije për përgatitje në nivel europian. 

Protestat rrëzojnë qeverinë bullgare

Postuar në 11 Dhjetor, 2025 15:21

Mjaftuan disa javë protesta që qeveria bullgare të rrëzohet. Kryeministri Rosen Zhelyazkov ka dhënë dorëheqjen pak para ezaurimit të një mocioni besimi në Parlament. Me një deklaratë disi populiste, kryeministri e ka arsyetuar largimin me humbjen e mbështetjes në popull, ndonëse në Parlament ai e gëzon ende atë.

Blair përjashtohet nga administrimi i Gazës

Postuar në 09 Dhjetor, 2025 15:30

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga emrat e mundshëm që do të administrojnë Gazën. Lajmi raportohet nga media të ndryshme, sipas të cilave kundërshtitë kryesore kanë ardhur nga vendet arabe dhe myslimane.

Emri i Blair doli në sipërfaqe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi planin me 20 pika për paqen në rajon, dhe ai u cilësua si “një njeri i guximshëm dhe inteligjent”.

Shmangëm luftën civle, suksesi më i madh i Serbisë më 2025

Postuar në 08 Dhjetor, 2025 18:28

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se një ndër sukseset më të mëdha të vitit 2025 për Serbinë, ishte shmangia e luftës civile. Sipas saj, kjo u arrit falë politikës së mençur të Presidentit Alekander Vuçiç.

Pse nuk u ngritën akuza ndaj bllokuesve? Është e pabesueshme, por kjo realisht tregon se suksesi më i madh, absolutisht më i madhi i Republikës Serbe, falë Presidentit Vuçiç dhe politikës së tij të mençur, është ne kemi ruajtur paqen dhe parandaluar konfliktin dhe luftën civile

Një arkitekturë e re rajonale e energjisë. Greqia i hap dyert "Chevron", ftesë edhe Turqisë

Postuar në 06 Dhjetor, 2025 13:42

Greqia e ka cilësuar marrëveshjen energjetike me kompaninë amerikane “Chevron” si një tregues të asaj që e quan Arkitekturë të re rajonale të energjisë. Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, shprehet në një intervistë për “Kathimerini” se me funksionalizimin e Korridorit Vertikal, Greqia shndërrohet në furnizuese të Ukrainës me gazin e lëngshëm të SHBA.

Njoftohet shkrirja e Këshillit NATO-Rusi

Postuar në 05 Dhjetor, 2025 16:33

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s kanë mbërritur në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo konfirmohet nga të dyja palët. 

Së fundmi, minstri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski njoftoi shkrirjen e afërt të Këshillit NATO-Rusi, ndërkohë që lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vënë në dukje se marrëdhëniet prej kohësh janë në shkallën zero dhe se shkrirja e Këshillit nuk përfaqëson ndonjë zhvillim.

BE-ja duke lypur një status mes të mëdhenjve

Postuar në 04 Dhjetor, 2025 17:42

Komisioneri Europian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius ka vënë në dukje dobësinë aktuale të bllokut përkundër zhvillimeve gjeopolitike që tani janë më dinamike se asnjëherë në Europë.

SHBA nuk komunikon më me ne

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 20:29

Mediat ndërkombëtare po raportojnë për një deklaratë të gjeneralit gjerman, Christian Freuding, dhënë për revistën “The Atlantic” gjatë së cilës ai flet për shkëputjen e komunikimit mes ushtrisë gjermane dhe SHBA. Sipas tij, kjo po ndodh në momentin më të keq të mundshëm.

Jo vetëm kemi një armik te dera, por jemi edhe në procesin e humbjes së një aleati dhe miku

shprehet ai.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota