tonet
“La Libre Belgique”: SHBA e BE me tone ta larta ndaj Edi Ramës
Gazeta belge “La Libre Belgique” në një reportazh të gjatë evidenton se Shqipëria është e rrënuar nga trafikimi i drogës, duke theksuar se lidhjet midis trafikantëve të qeverisë shqiptare dhe ministrave janë jashtëzakonisht të ngushta.
Sipas saj, ndonëse qeveriset prej kohësh nga Edi Rama, një politikan i konsideruar si një nxënës i mirë i Evropës në Ballkan, që nga viti 2014 Shqipëria ka patur një shpërthim të madh të prodhimit dhe trafikut të drogës.