Autoriteti Palestinez
Kreu i Autoritetit Palestinez konfirmon vizitën zyrtare në Turqi
Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të vizitojë Turqinë. Lajmi u bë i ditur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan.
Zëdhënësi i AKP-së, Ömer Çelik, tha gjatë një konference për shtyp se Abbas nuk ka përcaktuar datë për shkak të problemeve shëndetësore.
Deklarata erdhi pasi presidenti turk, Rexhep Tajip, u shpreh se priste ndjesën e Abass pasi ai refuzoi një ftesë për të vizituar Turqinë.
Si në Libi, Turqia ratifikon marrëveshje sigurie me Autoritetin Palestinez
Turqia ka vendosur të ndërhyjë në Izrael duke vepruar me mekanizmin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Autoritetin Palestinez. Gazeta turke, e afërt em qeverinë, Yeni Safak, raporton se Ankaraja ka ratifikuar marrëveshjen e sigurisë me AP, të firmosur në vitin 2018. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, forcat palestineze të sigurisë do të trajnohe në Akademinë Turke të Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare, ndërkohë që do të vihen në zbatim projekte afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat synojnë rritjen e aftësive të forcave palestineze.
Autoriteti Palestinez i jep fund Pakteve të Oslos së viteve 1993-1995
Autoriteti Palestinez ka njoftuar vendimin për t’i dhënë fund ndarjes së Bregut Perëndimor në Zonat A, B dhe C, siç parashikohet në Paktet e Oslos që Oranizata për Çlirimin e Palestinës firmosi me Izraelin në vitet 1993-1995.
Me vendimin e fundit Bregu Perëndimor do të trajtohet i gjithi si territory palestinez nën sovranitetin e Autoritetit Palestinez. Mbetet për t’u parë zbatimi i vendimit në fjalë që bie ndesh me dispozitat e një marrëveshjeje që i jep Izraelit të drejtën e kontrollit dhe në Zonën C ka edhe vendbanime izraelite.
Abbas shpall fundin e Marrëveshjes së Oslos
Izraeli "i dha fund" marrëveshjeve së Oslos të vitit 1993 mbi autonominë palestineze, tha të dielën Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. "Unë them se nuk ka më Oslo" –deklaroi ai në një takim të Këshillit Qendror të Organizatës Çlirimtare Palestineze, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi njohjen nga Donald Trump të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Hamas kërkon pajtimin me Fatah
Organizata palestineze Hamasi ka rënë dakord për nisjen e bisedimeve me lëvizjen rivale Fatah. Organizata njoftoi përmes një deklarate se rikthimi në tryezën e bjsedimeve ka për qëllim të çmontojë Komitetin e Administrimit të Gazës dhe të mbajë zgjedhje legjislative në zbatim të një marrëveshje për t'i dhënë fund rivalitetit të gjatë mes dy fraksioneve palestineze.