Hamas kërkon pajtimin me Fatah
Organizata palestineze Hamasi ka rënë dakord për nisjen e bisedimeve me lëvizjen rivale Fatah. Organizata njoftoi përmes një deklarate se rikthimi në tryezën e bjsedimeve ka për qëllim të çmontojë Komitetin e Administrimit të Gazës dhe të mbajë zgjedhje legjislative në zbatim të një marrëveshje për t'i dhënë fund rivalitetit të gjatë mes dy fraksioneve palestineze.
Autoriteti palestinez i presidentit palestinez Mahmud Abas, i cili është nën kontrollin e Fatah-ut, zhvilloi një luftë në vitin 2007 që çoi në marrjen e kontrollit të Gaza-s nga Hamasi. Përpjekjet për të pajtuar dy fraksionet dhe formuar një qeveri në Gaza kanë dështuar.
Hamas thotë se në Komunikatën e saj se ka rënë dakord për të shpërndarë autoritetin që qeveris Gazën dhe lejuar qeverinë e pajtimit të kryejë detyrat e veta për të zhvilluar zgjedhje dhe për të filluar bisedimet me Fatahun.
Egjipti zhvilloi bisedime me Fatahun e Abbas për zbatimin e një marrëveshje të nënshkruar në Kajro në vitin 2011 për t'i dhënë fund konfliktit me Hamas dhe formimin e një qeverie kalimtare para zgjedhjeve.
Me Izraelin që e sheh të favorshme perspektivën e një iniciative të paqes në Lindjen e Mesme nga administrata e re amerikane e Donald Trump, Abas ka ushtruar presion mbi Hamasin, për të mos i paguar Izraelit çmimin për sigurimin e energjisë elektrike në Rajonin e Gazës dhe uljen e pagave të nëpunësve civil atje.
Add new comment