xhamajkian
Lamtumira zyrtare e Usain Bolt
Me këngët e Bob Marley-t në sfond dhe duartrokitjet e 56 mijë spektatorëve në stadiumin e Londrës, Usain Bolt, një nga sprinterët më të mirë në histori i dha zyrtarisht lamtumirën atletikës. "Njeriu-rrufe" siç u pagëzua nga komentatorët u gjunjëzua në tartan duke bërë edhe ndarjen simbolike me pistën e vrapimit. Më pas ai bëri xhiron e lamtumirës i shoqëruar nga ovacionet e pandërprera të publikut, ndërsa bëri të qartë se nuk do të kthehet për të vrapuar në gara.