bahri beci
Pse futja e gjuhës shqipe në Universitet nuk është zgjidhja
Shqetësimi se formimi gjuhësor i brezit të ri nuk është në nivelin e duhur është i drejtë dhe përpjekja për ta zgjidhur e lavdërueshme. Po futja e mësimit të gjuhës amtare në universitete nuk është zgjidhja.
Mësimi i gjuhës amtare është objekt dhe detyrë ekskluzive e arsimit parauniversitar. Janë këshilltarë të këqij ata që kërkojnë ta spostojnë problemin në arsimin universitar. Është provuar edhe nga të tjerë, po nuk kanë pasur sukses dhe kjo është e kuptueshme, nuk mundet arsimi universitar të bëjë atë që është detyrë e arsimit parauniversitar.
Epiri, Iliria - toskërishtja, gegërishtja*
J.G. Hahn më 1854 në librin e tij “Studime shqiptare” shkruante se “Populli shqiptar ndahet në dy fise kryesore, në toskë, që banojnë në Shqipninë e Jugut (me gjithë krahinën e Beratit) dhe në gegë, që banojnë në Shqipninë e Mesme dhe të Veriut”. “Kufinin e gjuhës në mes toskëve dhe të gegëve, shkruante ai, e formon Shkumbini ( …); në jug të këtij lumi sot nuk ka ma gegë, por në pjesën veriore të krahinës së Beratit flasin nji dialekt, i cili asht toskënisht, ndonëse ka shumë elementë nga gegnishtja.
Mendime mbi kohën e krijimit dhe ndikimet në dialektet e shqipes*
Siç dihet, shqipja dialektore ndahet në dy krahina dialektore ose dialekte, krahina dialektore e veriut ose gegërishtja dhe krahina dialektore e jugut ose toskërishtja. Si kufi ndarës i tyre përafërsisht shërben lumi i Shkumbinit. Lidhur me kohën e formimit të dy dialekteve të shqipes janë shfaqur mendime të ndryshme. Z. G.