publike
Qeveria "Rama 2", tre prurje të reja, dalin nga qarkullimi Ilir Beqaj e Sajmir Tahiri
Emra të afërt me kryemistrin dhe tre prurje të reja janë suprizat e qeverisë së re të bërë publike në Asamblenë Socialiste.
Senada Mesi në postin e zv/kryeministres, Etilda Gjonaj në detyrën e Ministres së Drejtësisë dhe Sonila Qato si ministre shteti për sipërmarrjen janë emrat që ekuilibrojnë barazinë gjinore në kabinetin e ri, me 7 femra dhe 7 meshkuj. Bie në sy dalja nga qarkullimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Apologji publike nga Xhafaj: Kam qenë hetues, por jo dhunues
Pas dekretimit nga Presidenti Nishani si Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar me një deklaratë publike akuzat mbi të kaluarën e tij si hetues i Prokurorisë Krujës. Deklarata vjen si përgjigje ndaj rezervave të shprehura nga Nishani për figurën e tij, duke përcjellë edhe mesazhin se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Pronat publike, shteti nxjerr në shitje 1570 objekte jo strategjike
Ministria e Ekonomisë ka bërë gati për shitje 1570 objekte ish shtetërore në të gjithë vendin. “Monitor” shkruan” se pas një inventari të ish objekteve publike që nisi menjëherë pas shtatorit 2013, janë evidentuar ish pronat shtetërore më rëndësi jo strategjike që do të dalin në shitje. Objektet janë ish ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit dhe shtrihen në të gjithë vendin.
Investimet publike në udhëkryq, realizohen vetëm 44% e tyre
Investimeve publike kanë mbetur në udhëkryq. Realizimi i tyre nuk është në nivelin e pritshëm për periudhën 8 mujore të këtij viti. “Tv Scan” raporton se sipas Drejtores së Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ilda Malile, për këtë vit investimet publike janë planifikuar në vlerën e 63.3 miliardë lekëvë, nga të cilat 35.2 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 28 miliardë lekë me financim të huaj. Ndërkohë realizimi për 8 mujorin është përkatësisht në masën 46 % dhe 43 %.
Investimet publike ndjekin trendin e një viti më parë: atë të mosrealizimeve
Duket se niveli i investimeve publike gjatë 8-mujorit, ka ndjekur trendin e një viti më parë, atë të mosrealizimit. Në një kronikë të trasmetuar nga “Tv Scan”, thuhet se ndonëse 6 mujori i parë i këtij viti ishte periudhë parazgjedhore, ku sipas eksperiencave të mëparshme duhet të kishim një “bum” investimesh publike, ka ndodhur e kundërta. Edhe gjatë vitit të kaluar për qeverinë pati kritika si nga opozita edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për nivelin e ulët të investimeve publike.
Shënim: Dy standarde mbi pronën
Bashkia e Tiranës, thuajse ditë për ditë njofton për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Për heqjen e karrigeve apo tavolinave nga rrugët e qytetit, duke theksuar madje marrjen e masave ndëshkuese. “Në ditën e pestë të aksionit për lirimin e hapësirave në Njësinë nr. 5, Bashkia e Tiranës po bën rehabilitimin e tyre. Pas lirimit të hapësirave ka nisur projekti për rikualifikimin e këtij blloku urban, për të shënuar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e ambienteve. Këto masa do të jenë tejet të ashpra.