ceshtja e emrit

Ish-kreu ushtarak i NATO-s, Stavridis: "Maqedonia do t'i bashkohet NATO-s".

Postuar në 26 Korrik, 2017 13:54

James Stavridis, ish-komandanti i NATO-s, deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Maqedonia do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet Aleancës. “Shpresoj që Greqia do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Maqedoninë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit që do të hapë derën për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO. Mendoj se Maqedonia do të jetë vendi tjetër që do t’i bashkohet NATO-s dhe ky do të jetë një hap në konsolidimin e Ballkanit”, tha ai.

Subscribe to RSS - ceshtja e emrit