Sekretariati i Energjise
Raporti i Sekretariatit të Energjisë cenon imazhin e Shqipërisë. Përmenden emra drejtorësh që ikin e vijnë
Raporti i Sekretariatit të Komitetit për Energjinë ka përplasur drejtuesin e sekretariatit, Janez Kopac, dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, ministrja Balluku dhe Kopac u përfshinë në një debat, ku nga ana e saj Balluku u shpreh se qeveria shqiptare nuk është njohur me një draft raport sa i përket të dhënave mbi sektorin e energjisë.
Kopac akuza Çelës: Ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së
Vetë Ali, vetë Kadi. Kështu mund të përkufizohet drejtimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nga Ardian Çela, i cili jo vetëm që nuk ka përmbushur një prej kërkesave kryesore të Sekretariatit Komunitetit të Energjisë në Vienë, por refuzon të kthejë përgjigje përse ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së në dy ndërmarrje.
Sekretariati i Energjisë mund të penalizojë Shqipërinë
Në ditët e para pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Rama dhe ministri i Energjisë Gjiknuri u kujdesën të rkthejnë në detyrë drejtorin e OSHEE-së Ardian Çela, ndonëse në serinë e prioriteteve ishin çështje të tjera.Shqipëria nuk ka përmbushur si duhet angazhimet për liberalizimin e tregut të energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ndryshe nga herët e tjera, në raportin e monitorimit të vendeve në Ballkanin Perëndimor, këtë vit kritikon Shqipërinë.