mizoritë
Prokurori i mbetur gjallë nga gjyqi i Nurembergut: Nazistët që kryen mizori, njerëz të zgjuar dhe patriotë
Një mesazh dramatik se si lufta mund t'i shndërrojë njerëzit nga qytetarë të mirë në vrasës, ka përcjellë prokurori i fundit i mbetur gjallë nga gjyqi Nurembergut, Ben Ferentz i cili përshkruan se si vendosi të propozojë gjykim për mizoritë e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot 97 vjeç, ai luajti një rol të rëndësishëm për daljen para drejtësisë së 22 oficerë të SS, të cilët ishin përgjegjës për vrasjen e më shumë se një milion njerëzve në Luftën e dytë Botërore.