kompania ajrore shteterore
Nevoja për një kompani ajrore shtetërore
Nisur nga viti 2000 në Evropë ka pasur një rritje të lëvizjes së pasagjerëve me anë të transportit ajror në nivelin 7.4% në vit dhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil ( ICAO), kjo rritje do të vazhdojë edhe për vitet në vazhdim. Kjo rritje e lëvizjes së pasagjerëve nga ajri në Shqipëri ka qenë shumë herë më e madhe se në Evropë. Që nga ky vit e deri më sot aviacioni civil në Shqipëri ka parë ngritjen dhe rënien e disa kompanive ajrore përfshi edhe kompaninë e vetme shtetërore “Albanian Airlines”.