mekuli
Tirania e bukurisë ideale
Javën e kaluar në Kuvendin e Norvegjisë kaloi një ligji i ri në lidhje me reklamat. Këtu u vendos që reklamueset/reklamuesit që kanë përdorur filtër që ndryshon pamjen e tyre në mënyrë artificiale, ose nëse kanë kryer ndërhyrje kirurgjike estetike, duhet të shkruajnë e të informojnë publikun në mediat sociale për një gjë të tillë.
Fëmija dhe Televizioni – Teoritë e ndikimit televiziv
Do të mundohem të sqaroj disa perspektiva hulumtuese themelore të ndikimit televiziv. Arsyeja është se hulumtuesit kanë një kohë të gjatë që hamenden nëse televizioni ndikon te shikuesit për të kryer veprime të dhunës. Këtu duhet nënvizuar që në fillim se perspektiva e hershme e hulumtimit mbi mediat ishte më shumë e bazuar në fuqinë e drejtpërdrejtë të mediave, ndërsa më vonë hulumtimet tregojnë se faktorët përreth janë të rëndësisë së veçantë për fuqinë e ndikimit indirekt të televizionit.
Modeli stimulus – respons
Fitore e madhe për Britanikët - DITA PA THËNGJILL
"Britania nuk ka pasur asnjherë periudhë të pandërprerë prej 24 orësh pa qymyr. Duket se sot kjo ditë mund të jetë e para." Këtë e thot sot shoqëria britaneze e energjisë elektrike dhe e gazit, National Grid PLC, në llogarinë e tij në Twitter të premten me 21 prill 2017.
Kështu, e premtja e 21 prilitl 2017, do të jetë dita e parë, që prej revolucionit industrial, kur vendi hapi centralin e parë të qymyrit në vitin 1882. Britania nuk do të përdorë me energjinë elektrike të përfituar nga energjia e qymyrit.