parlamenti paralel
Opozita shqiptare imiton Seçesionin e Aventinos, zhvilluar kundër Musolinit
Opozita parlamentare ka deklaruar se në çadrën e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohen punimet e një parlamenti të ri, legjitim sipas saj. Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dje qartë se:
“Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar”.