Ekonomokracia
Obsesioni me ekonominë që po shkatërron Demokracinë (Video)
Së fundmi në Britani qarkulloi një libër me titull "The Econocracy: The Perils of leaving economics to the experts", në shqip "Ekonomokracia: Rreziqet që vijnë po t'ia besosh ekonominë ekspertëve". Në këtë libër, autorët argumentojnë se 100 vjet më parë ideja e ekonomisë nuk ekzistonte në kuptimin që ka aktualisht. Në ditët e sotme ekonomia shihet si detyra më e rëndësishme që duhet të zgjidhin shoqëritë moderne. Edhe politika ndërvepron me një gjuhë ekonomike dhe kjo logjikë imponon në shumë raste edhe mënyrën e diskutimit dhe parashtrimit të çështjeve politike.