taksa e infrastruktures
Si u kthye në konçesion taksa “Veliaj” për arsimin
Nga janari i këtij viti çdo familje në kryeqytet u detyrua të paguajë 1800 lekë në vit si taksë për infrastrukturën arsimore ndërsa biznesi derdhi në arkën e bashkisë nga 18 mijë në 37 mijë lekë në vit. Thuajse një vit nga ky vendim i Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës pranoi për herë të parë publikisht se Taksa e Infrastrukturë Arsimore u vendos për të financuar një koncesion me vlerë mbi 6.2 miliardë lekë ose rreth 46 milionë euro, deri më tani i mbajtur i fshehtë.